“Ça ishte kjo? Kallash” Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel

“Ça ishte kjo? Kallash” Momenti kur Qetsori dhe Kristi dëgjojnë të shtënat drejt Top Channel

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur i vdekur një roje i sigurisë private.



Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel. Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi Pal Kola, 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).” – njofton policia

Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.

Për ngjarjen është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.

Related Articles