Çagllavicë: Hajnat i vjedhin pllakat e shporetit elektrik

Çagllavicë: Hajnat i vjedhin pllakat e shporetit elektrik

Policia ka njoftuar se dy pllaka të shporetit elektrik dhe dy bukë-pjekëse elektrike janë vjedhur nga shtëpia e një personi në Çagllavicë të Graçanicës, të shtunën, raporton Gazeta “Enigma”.

Në raportin e policisë thuhet se pronari i shtëpisë kishte thënë se personat e panjohur e kishin hapur me forcë derën e shtëpisë së tij, rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur kanë hapur me forcë derën e shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur dy pllaka të shporetit elektrik si dhe dy bukë-pjekëse elektrike. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.

Related Articles