Presidentja Osmani uron Pashkët: Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Presidentja Osmani uron Pashkët: Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit

Të dielën, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar të gjithë besimtarëve të krishterë festën e Pashkëve, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo tha se kjo festë ngërthen në vete tolerancën, respektin, zemërgjerësinë dhe dashurinë.

“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, ndaj në secilën familje mbretëroftë gëzimi. Uroj t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit, ta mbajmë edhe më afër e ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, për të mirën e përbashkët”, tha Osmani

Tutje ajo shtoi se “Në këtë përcaktim ne kemi një prijatare e një model: Nënë-Terezën, e cila përjetësoi dashurinë për njerëzit, duke u kujdesur për më të varfrit. Për shumë mote, gëzuar Pashkët”. / Gazeta Enigma.

Related Articles