Çagllavicë, një person gjendet i vdekur në një market

Çagllavicë, një person gjendet i vdekur në një market

Një person është gjetur I vdekur në një market në Çagllavicë të Prishtinës, shkruan Gazeta Enigma.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

 “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Related Articles