Zyrtare: Todd Boehly është pronar i ri i Chelsea

Zyrtare: Todd Boehly është pronar i ri i Chelsea

Chelsea ka konfirmuar se kushtet janë rënë dakord për një grup të ri pronësie, të udhëhequr nga Todd Boehly, Clearlake Capital, Mark Walter dhe Hansjoerg Wyss, për të blerë klubin.



Nga investimi total që po bëhet, 2.5 miliardë funte do të aplikohen për blerjen e aksioneve në klub dhe këto të ardhura do të depozitohen në një llogari bankare të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar me synimin për të dhuruar 100% për qëllime bamirësie, siç konfirmohet nga Roman Abramovich, njofton klubi anglez.

Përveç kësaj, pronarët e rinj të propozuar do të angazhojnë 1.75 miliardë £ në investime të mëtejshme për të mirën e klubit. Kjo përfshin investime në “Stamford Bridge”, akademi, skuadrave e femrave dhe në projekte tjera.

Shitja pritet të përfundojë në fund të majit, duke iu nënshtruar të gjitha miratimeve të nevojshme.

Related Articles