Të martën më 28 mars në “Fadil Vokrri”, Kosova do ta luajë ndeshjen e dytë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “EURO 2024” që do të mbahet në Gjermani.
“Dardanët” do të luajë kundër Andorrës.
UEFA me këtë rast ka caktuar edhe gjyqtarët e ndeshjes.
Referi kryesor do të jetë austriaku Sebastian Gishamer, teksa ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombasit, Roland Riedel dhe Santino Schreiner.
Jager Christopher është caktuar në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ekipi i Alain Giresse. e ka nisur mbarë kampanjen kualifikuese të “EURO 2024”.
Kosova luajti 1:1 kundër Izraelit.
Sebastian Gishammer, referi kryesor i ndeshjes Kosova-Andorra