Nesër do të zhvillohen dy ndeshjen e para të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.
Llapi do ta mirëpret Gjilanin, ndërsa Vushtrria do të luaj ndaj Prishtinës.
Ndeshjen Llapi – Gjilani do ta referojë Gramos Shala, teksa asistentë do jenë Besnik Morina e Granit Hyseni. Gjyqtar i katërt Isak Ceroviku, kurse në VAR do jetë Burim Jahmurataj.
Ndërsa për ndeshjen mes Vushtrrisë dhe Prishtinës, do ta referojë Mervan Bejtuallahu, i cili do asistohet nga Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa. Gjyqtar i katërt do jetë Lirim Jashari, teksa në VAR është caktuar Alban Shala.
Dy ndeshje do të zhvillohen në ora 15:00.