Hakan Calhanoglu e ka komentuar fitoren e madhe ndaj Barcelonës dhe golin e shënuar nga vetë ai, i cili në fund doli të ishte vendimtar për Interin.
Ai madje e ka treguar një sekret, i cili ia mundësoi atij ta shënonte golin e tri pikëve.
“Sot kemi punuar mjaft mirë si skuadër, sigurisht e kemi ndier humbjen nga Roma, ku ndoshta meritonim më shumë. E merituam fitoren sonte”, deklaroi fillimisht mesfushori ofanziv për “Inter TV”, përcjell.
“Goli? Para lojës, Onana më këshilloi të gjuaja në atë pjesë të portës ku Ter Stegen është më i dobët. Për fat, topi shkoi brenda dhe fituam”, u shpreh tutje ish-futbollisti i Milanit.
Interi e ruajti këtë epërsi deri në fund dhe i fitoi tri pikë të rëndësishme, duke e marrë pozitën e dytë në tabelë me 6 pikë, tri më shumë se Barça, me të cilën do të përballet javën tjetër në Camp Nou.