Camarda bën histori me Milanin, bëhet debutuesi më i ri në Itali me 15 vjeç

Camarda bën histori me Milanin, bëhet debutuesi më i ri në Itali me 15 vjeç

Sulmuesi i Milanit, Francesco Camarda, është bërë lojtari më i ri që debuton në kampionatin italian Serie A.

Camarda debutoi sot ndaj Fiorentinës, me 15 vjeç e 259 ditë, kështu duke u bërë debutuesi më i ri.

Ai vlerësohet si një ndër sulmuesit më premtues nga të rinjtë e skuadrës kuqezi.

Camarda ka bërë namin më grupmoshat e reja duke shënuar rreth 500 gola.

Mbetet për t’u parë se çfarë historie do të shkruajë 15-vjeçari me ekipin e parë të Milanit.

Related Articles