Mbrojtësi i krahut, Joao Cancelo, nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, përcjell “Goal” të martën. Portugezi ka insistuar se dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën me ekipin anglez.
Ai ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, ndërsa kohët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të tij. Interesim për Cancelon ka shfaqur Real Madridi. 28-vjeçari ka thënë se ndihet shumë mirë te City dhe synon të fitojë sa më shumë trofe që të jetë e mundur.
“Unë po ndihem mirë këtu dhe nuk kam arsye për t’u larguar. Jam adaptuar në ekip dhe dua të qëndroj sa më gjatë që të jetë e mundur”, ka thënë Cancelo. Ai iu bashkua Cityt në vitin 2019 nga Juventusi, ndërsa këtë edicion ka dy gola e pesë asistime në të gjitha garat.