Real Madridi është kthyer tek fitoret në La Liga, ku ka mposhtur Villarealin me rezultat 2-0.
Golat u shënuan nga Valverde dhe Vinicius, secili duke shënuar respektivisht në pjesën e parë dhe të dytë.
Megjithatë, kjo fitore i mbeti “në fyt” lojtarëve madrilienë, shkaku i lëndimit të rëndë që pësoi Dani Carvajal.
Ai u lëndua në minutat shtesë të lojës, teksa dëgjohej duke lëshuar britma nga lëndimi i rëndë. /Gazeta Enigma
Me cago en mi vida, se le ha ido la rodilla a Carvajal. La pinta es feísima pic.twitter.com/RCn6laHU3C— Madrid Sports (@MadridSports_) October 5, 2024