Ministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj denimit që FIFA shqiptoi ndaj Serbisë.
Ai ka bërë të ditur se ky është dënimin i dytë që FIFA i bën Serbisë.
Në llogarinë e tij në Facebook, Çeku ka shkruar se shovinizmi serb nuk kalon,
“Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve. Të dy rastet zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”, ka shkruar ai.