Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka reaguar pas ngjarjeve skandaloze në Rumani.
Në faqen e tij zyrtare, Çeku tha se ajo që ndodhi mbrëmë është e papranueshme dhe e trishtë
“Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”, thuhet ndër të tjera.
Çeku e ka ofruar mbështetjen e plotë për Federatën e Futbollit të Kosovës të cilët kanë nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s.