Celibashi: Procesi zgjedhor ishte në përputhje me të gjitha rregullat

Celibashi: Procesi zgjedhor ishte në përputhje me të gjitha rregullat

Kryetari i KQZ-së në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, ka thënë se po e mbikëqyrin procesin e përgatitjes së dorëzimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore pas përfundimit të procesit të votimit.

Celibashi tha se pjesëmarrja deri në mes orës 18:00 dhe 19:00 në mbarë Shqipërinë ishte 41.37 për qind.

“Në vlerësimin tonë, bazuar atë se çfarë KQZ-ja ka monitoruar, procesi ka shkuar në pjesën dërmuese në përputhje me të gjitha rregullat dhe standardet”, tha Celibashi.

Tutje, ai kërkoi që të ketë qetësi nga ana e partive politike dhe udhëheqësve të tyre që t’i krijojnë kushte sa më të mira personave që janë angazhuar në këtë proces numërues që ta kryejnë detyrën e tyre.

Related Articles