Cena ia siguron Kosovës medaljen e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Prishtinë

Cena ia siguron Kosovës medaljen e parë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Prishtinë

Kosova për herë të parë ka organizuar një kompeticion në xhudo.

Kampionati Evropian i xhudos është duke u zhvilluar në Prishtinë dhe xhudistët kosovar nuk kanë zhgënjyer.

Dardan Cena është xhudisti i parë që ka fituar medalje në shtëpi, në kategorinë deri në 73 kilogram.

Cena është stolisur me medaljen e bronztë pas triumfit në repesazh.

Në repesazh ai mposhti Petru Pelivanin të Moldavisë me Ippon.

Për të arritur deri tek medalja, Dardan Cena shënoi dy fitore, por u ndal në çerekfinale.

Në finale është kualifikuar Akil Gjakova, derisa Nora Gjakova e Distria Krasniqi do të garojë në repesazh për medaljen e bronztë.

Related Articles