Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për komunën e Kllokotit janë certifikuar sot, në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kjo është bërë pasi Gjykata supreme ka refuzuar ankesën e Listës Serbe.
“Ne sot kemi pranuar vendimin prej Gjykatës Supreme e cila e ka refuzuar ankesën e Listës Serbe. Andaj ka marrë fund edhe procesi ankimor për Komunën e Kllokotit. Atëherë për kryetar komune në raundin e dytë do të shkojnë kandidatët Vladan Bogdanović nga subjekti politik Serbska Lista me 41,01% dhe Strahinja Spasić nga subjekti politik Serbska Nagsllogq GI Srpska Narodna Sloga – GI SNS me 36.33%. Me tetë vota për, certifikohet rezultati për kryetar komune në Kllokot”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
Kllokoti është komuna e vetme me shumicë serbe që shkon në balotazh. /Gazeta “Enigma“/