Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot janë çertifikuar kontigjenti i ri i vozitësve të automjeteve ushtarake në kuadër të Forcave të Sigurisë së Kosovës, raporton Gazeta “Enigma”.
Kështu ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, duke njoftuar se kursantët kishin përfunduar me sukses pjesën teorike e praktike.
“Kursantët përfunduan me sukses pjesën teorike dhe praktike për aftësimin taktik bashkë me stërvitjet fizike dhe rregullat ushtarake gjatë ngasjes së automjeteve”, thuhet në njoftimin e tij.
“Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja!”, ka përfunduar ai./Gazeta Enigma/