Kryenogociatori i Kosovës, Besnik Beslimi, dhe ai serb, Petar Petkoviq, nesër takohen në Bruksel, vazhdojnë bisedimet për dinarin, raporton Gazeta “Enigma”.
Këtë e bëri të ditur më 19 mars emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ai përmes një postimi në platformën X të mërkurën njoftoi se në mesin e temave të diskutuara në takim ishte edhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për pagesa me para të gatshme.
“Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja Bazike duhet të adresohet nga liderët”, shkroi Lajçak.
Ndërkaq, kryenegociatori kosovar Besnik Bislimi, theksoi se takimi përfundoi me zotimet e palëve që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së përdorimit të dinarit serb në Kosovë.