Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin të enjten në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, 09:30)
D4D lanson punimin “Zgjedhjet para Gjykatës: Kontestet zgjedhore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Bëhet publikimi i Profilit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë. Merr pjesë zv.ministri i Ministrisë së Financave, Punës dhe Transereve, Ilir Kapiti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Kuvendi i Kosovës mban seancë parlamentare. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)
Bëhet promovimi i dy vëllimeve të autorit Ragip Ballata. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë, ora 12:00)
Ministria e Zhvillimit Rajonal, mban ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me GIZ. (Kabineti i Ministrit, ora 12:30)
Shpallet aktgjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitit. (Gjykata Themelore, Ferizaj, ora 13:00)
Komuna e Deçanit dhe Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim, organizojnë aktivitet me qëllim të promovimit të Turizmit në Bjeshkët e Nemuna. (Salla e Kuvendit Komunal, Deçan, ora 13:00).