Çfarë duhet të dimë për Delta Plus dhe sa i rrezikshëm është ky variant?

Çfarë duhet të dimë për Delta Plus dhe sa i rrezikshëm është ky variant?

Edhe në Kosovë janë identifikuar rastet e para me variantin Delta Plus të COVID-19, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Ky variant është vlerësuar si më i transmetueshëm se ai Delta, e po ashtu bart të njëjtin rrezik për shtrimin në spitale.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur sot se nga 70 mostra pozitive të COVID-19, të dërguara për analizë në Gjermani, 12 kanë rezultuar të kenë qenë pozitive me variantin Delta Plus.

“Nga 70 mostra, të dërguara ditë më parë për sekuencionim përmes projektit të ECDC në laboratorët Eurofin, Gjermani, sekuencionimi është bërë në 59 raste, prej të cilave në 12 raste (20.33%) është detektuar varianti Delta Plus (AY.4-like) dhe në 47 raste është detektuar varianti Delta (79,66%)”, kanë njoftuar nga MSh.

Çfarë duhet të dime për Delta Plus dhe sa i rrezikshëm është ky variant?

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se “edhe në vendin tonë është detektuar edhe një lloj i variantit sarscovid 2 të coronavirusit COVID -19”.

Kryetari i Shoqatës së Infektologëve të Kosovës, Hamdi Ramadani

“Bazuar në të dhënat e paraqitura nga IKShP del se kemi diku mbi 20% të mostrave të dërguara që janë identifikuar apo përmes projektit gjerman ecdc laborator Gjerman”, ka deklaruar ai.

“Mbetet që në ditët në vijim të shohim se si do jetë aspekti klinik dhe imunologjik në të infektuar me këtë variant të ri Deltla Plus dhe qfar do jetë infeksioziteti i tyre”, ka pohuar Ramadani.

Njëherit, ai ka theksuar se “akoma është e pranishme forma Delta Plus e COVID-19 edhe në vendin tonë si në rajon e Europë, dhe se kjo paraqet formën dominante me infekcion tek ne më afër 80% apo 47 raste nga gjithesej të testuara në mostrat e dërguara në Gjermani”.

Sipas Ramadanit varianti Delta Plus ishte prezent në rajon dhe Europë, dhe këto janë mënyrat se si transmetohet ky variant.

“Mbetemi të shohim se si do të transmetohet ky varianti Delta Plus por se ende nuk ka njohuri dhe të dhëna dominante është COVID-19/ Delta, dhe ai po përhapet në rajon dhe Evropë, ku po ka edhe vdekshmëri”, ka thënë ai.

“Si në Shqipëri ku kemi pasur ditë më parë 770 të infektuar dhe 4 të vdekur, në Slloveni kishte raste me infeksion në rritje afër 1300.3 raste në 24 orë në ditë në 1 milion banorë, Kroacia me rritje të infeksionit edhe pse vaksinimi është mbi 44% i popullatës me 965 raste në 24 orë, edhe Serbia e vende në rajon janë shifra që tregojn për një valë të katërt të koronavirusit”, ka deklaruar ai.

Ramadani ka apeluar te qytetarët që të respektojn masat strikte antipandemike dhe të shkohet në pikat e vaksinimit për tu vaksinuar plotësisht.

“Ndryshe mundemi të përballemi edhe ne me një valë të re me infeksion me pandemin COVID- 19, nuk është arritur ende shkalla e lartë e vaksinimit të qytetarëve tek ne, andaj kujdesi duhet të jetë maksimal nga popullata dhe institucionet e vendit tonë”, ka përfunduar ai.

Varianti Delta Plus i COVID-19 apo i njohur si varianti AY.4.2 është një mutacion i variantit Delta.

Delta Plus është identifikuar për herë të parë në korrik të këtij viti në Britani. Ky variant është ende duke u monitoruar, ai është konsideruar si ndër variantet më shqetësuese të koronavirusit.

Pra, AY.4.2 ka shkaktuar alarm pasi që rastet e infektuara me të po rriten në Mbretërinë e Bashkuar e në shtete tjera.

Pesë mutacione specifike vlerësohet se janë më të përhapura në variantin Delta Plus të COVID-19 në krahasim me variantin Delta.

Varianti AY.4.4 është konsideruar të jetë për 10 për qind më i transmetueshëm se varianti Delta i COVID-19, i cili është më i transmetueshëm se variantet tjera.

Ndërsa, ai është konsideruar se bart të njëjtin rrezik të shtrimit në spital si varianti Delta.

Infektologu, Xhevat Demiri

Infektologu, Xhevat Demiri në një përgjigje për Gazetën ‘Enigma’ ka thënë se tani edhe në Kosovë kemi prezent variantin Delta Plus.

“Siq jeni në dijeni sot Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se kemi 12 raste me Delta Plus, ku nga egzaminimet që janë bërë jasht vendit kanë rezultuar pozitiv”, ka deklaruar ai.

Njëherit, ai ka shtuar se Delta Plus përhapet më shpejt, por sa i përket simptoveve gati janë të njejta me ato të COVID-19, por tek ky virus po qfaqet më shumë edhe me të vjellura dhe diare prifuze, pra ka dallime në këto simptome, mjekimi dhe prevenca janë gati të njejta me COVID-19”.

Demiri në fund ka shtuar se në ditët në vijim do të presim të shohim nëse ka ndonjë paraqitje të ndonjë symptom tjetër.

Varianti Delta Plus i COVID-19 apo i njohur si varianti AY.4.2 është një mutacion i variantit Delta.

Delta Plus është identifikuar për herë të parë në korrik të këtij viti në Britani. Ky variant është ende duke u monitoruar, ai është konsideruar si ndër variantet më shqetësuese të koronavirusit.

Pra, AY.4.2 ka shkaktuar alarm pasi që rastet e infektuara me të po rriten në Mbretërinë e Bashkuar e në shtete tjera.

Pesë mutacione specifike vlerësohet se janë më të përhapura në variantin Delta Plus të COVID-19 në krahasim me variantin Delta.

Varianti AY.4.4 është konsideruar të jetë për 10 për qind më i transmetueshëm se varianti Delta i COVID-19, i cili është më i transmetueshëm se variantet tjera.

Ndërsa, ai është konsideruar se bart të njëjtin rrezik të shtrimit në spital si varianti Delta.

Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse ky variant rrezikon më shumë shëndetin e të infektuarve se variantet tjera, pavarësishtë transmetimit më të shpejtë.

Ashtu si variantet tjera të COVID-19, edhe simptomat e të infektuarve me këtë variant janë të njëjta: Temperaturë, kollë, lodhje, humbje të shijes, dhimbje të kokës.

Varianti Delta dhe ai Delta Plus mund të shkaktojnë sëmundje e po ashtu edhe vdekje.

Për t’u mbrojtur nga ky variant është shumë i rëndësishëm vaksinimi i popullsisë.

Vaksinat janë treguar efektive në mbrojtjen ndaj të gjithë varianteve të COVID-19 andaj janë vlerësuar si efektive edhe ndaj këtij varianti.

Ndërsa, për të mos u ekspozuar ndaj variantit Delta Plus të COVID-19 kërkohet nga qytetarët që të mbajnë maskën, distancën e higjienën./Gazeta Enigma/

Related Articles