“Historia e një klubi, e një qyteti, është shpesh në logon e tij”, kështu shprehej gazetari, Eduardo Galeano, njëri prej shkrimtarëve më të mirë në lidhje me futbollin botëror. Por sa e vërtetë është kjo shprehje për klubin e Ajax-it të Amsterdamit?
Kur Ajax u formua mbi 120 vjet më parë në kafenenë e “Indisë Lindore” në Amsterdam, u morën vendime të ndryshme. Një nga më kryesorët ishte emri i klubit, me themeluesin Floris Stempel që u vendos për Amsterdamsche Football Club (AFC) Ajax.
Por nga vjen fjala “Ajax”?
Përgjigja qëndron mijëra vjet më parë në Evropë, dhe më saktësisht në Greqi.
Ajaksi ishte një hero i mitologjisë greke, i cili u përshkrua në Iliadën e Homerit si i fortë, i fuqishëm, i patrembur dhe shumë inteligjent. Si një nga udhëheqësit e Akejëve, ai luftoi beteja të panumërta, duke përfshirë një me princin trojan Hektor dhe nuk humbi kurrë.
Një nga aspektet që tërhoqi Stempel-in te Ajax-i në veçanti ishte pathyeshmëri. Ndryshe nga shumica dërrmuese e personazheve në mitologjinë greke, ai mbeti i pamposhtur.
Një tjetër vendim i rëndësishëm që duhej të merrej në atë kafene ishte kompleti, i cili përfundimisht do të mbante ngjyrat e flamurit të Amsterdamit, të kuqe, të bardhë dhe të zezë.
Fillimisht futbollistët e Ajax-it përdorën fanellë me vija bardhekuqe, tuta dhe geta të zea. Por ajo ndryshoi pas promovimit në kampionatin holandez në vitin 1911.
Ngjashmëria që uniforma e tyre kishte me skuadrën e Sparta Rotterdam bëri që Ajax të mos lejohej të vishte atë uniformë. Që nga ajo kohë ata e ndryshuan në formatin qe njihet dhe sot, me një fanllë të bardhë me një shirit të vetëm të kuq në mes.
Në 25 vjetorin e klubit, Ajax u riemërua dhe fjalët Amsterdamsche, Football dhe Club u hoqën nga logo e klubit, për të përfshirë në pjesën qëndrore të saj fytyrën e heroit mitologjik grek.
Ajaksi me mjekër do të bëhej shumë më tepër se një simbol i vetëm një klubi futbolli në Amsterdam.
Kjo emblem mbahej ende kur Johan Cruyff erdhi dhe ishte i pranishëm për tre lavdi në European Cup radhazi në Londër, Roterdam dhe Beograd, me Ajax-in që mundi kundërshtarin grek në Panathinaikos në finalen e vitit 1971.
Në vitin 1987, skuadra shkoi ne Greqi per te luajtur finalen e Kupës së Fituesve të Kupës perballe Lokomotive Leipzig dhe ne ate kohe drejtohej nga Cruyff. Holandezet ngriten rtrofeun pasi fituan ndeshjen fale golit te legjendes, Marco van Basten.
Ndërsa futbolli dhe Ajax hynë në epokën moderne, ata, si shumë skuadra të tjera në të gjithë kontinentin, bënë disa prekje për të ndryshuar disi stemën e tyre.
Në vitin 1991, vizatimi me laps i Ajax-it u ndërrua për një imazh më abstrakt, me 11 linja që përfaqësonin 11 lojtarët në një ekip futbolli, të cilët përbënin fytyrën e luftëtarit grek.
Mburoja e vogël kuq e bardhë u hoq dhe e kuqja u shfaq rreth perimetrit së bashku me kthimin e emrit të qytetit. Stema e re nuk u prit mirë, por gjithsesi me të, Ajax arriti të fitonte European Cup.
Edhe kohët e fundit, ka pasur “protesta” duke kërkuar që Ajax-it t’i jepet fytyra e duhur dhe e detajuar, duke përfshirë pankarta të ndryshme në ndeshje.
Fushata madje ka dalë me një slogan: Geef Ajax z’n Terug – “Jepini Ajax-it fytyrën e tij”. Deri më tani, është provuar e pasuksesshme.
Tani, Ajax qëndron me krenari brenda kufijve të simbolit aktual, me 11 rreshtat e tij që simbolizojnë jo vetëm numrin e lojtarëve në një ekip futbolli, por numrin e lojtarëve që mund të luajnë në një ekip Ajax. Një simbol krejtësisht fantastik për futbollin total.