Çfarë mostra u zhdukën nga IML-ja për rastin Dehari?- flet ministrja Haxhiu

Çfarë mostra u zhdukën nga IML-ja për rastin Dehari?- flet ministrja Haxhiu
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se mostrat e rastit të Astrit Deharit janë zhdukur nga laboratori i Toksikologjisë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Në mostrat e zhdukura përfshihen 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit.

“Në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, 1 epruvetë e urinës dhe 1 epruvetë e lukthit. Nga kjo dy epruveta ia kanë dhënë Instututit Zvicëran dhe një policisë për ADN. Aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, 1 e urinës dhe 1 e lukthit. Në vendin ku rrinë epruvetat kanë qasje vetëm 3 persona, pra vetëm 3 persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka deklaruar ndër tjerash Haxhiu

Related Articles