Çfarë parasheh programi i qeverisë Kurti për shtesat e fëmijëve dhe pushimin e lehonisë

Çfarë parasheh programi i qeverisë Kurti për shtesat e fëmijëve dhe pushimin e lehonisë

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, ka publikuar sot programin e saj qeverisës për 4 vjetet e ardhshme shkruan Gazeta Enigma.

Në kapitullin që flet për mbrojtën sociale, qeveria parasheh që të krijoj një skemë mbështetje për familjet që kanë të hyra të ulëta, kështu duke tentuar të ulë pabarazinë sociale për të cilën Kurti ka folur gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Për këtë qëllim, do të rimbursojmë të gjitha familjet që kanë të ardhura të ulëta, varësisht nga të ardhurat vjetore që marrin këto familje. Do të fillojmë zbatimin e programit të shtesave për fëmijët. Fëmijët nën moshën 2 vjeçare do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 20 eurove në muaj, ndërsa fëmijët nën moshën 16 vjeçare, do të përfitojnë shtesa mujore në vlerë prej 10 euro në muaj.” thuhet në këtë planprogram.

Poashtu parashihet ndryshimi dhe plotësimi i ligjit për pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, duke përfshi dhe një pagë minimale për nënat e papuna për 6 muajt e parë të lehonisë.

“Do të ndryshojmë pushimin e lehonisë dhe atë prindëror, në atë mënyrë që të dy prindërit ta kenë këtë mundësi. Për nënat e papuna, do të paguajmë pagën minimale prej 250 euro, për 6 muajt e pushimit të lehonisë. Po ashtu, do të rishikojmë dhe ristrukturojmë skemat aktuale sociale dhe pensionale, nëpërmjet pastrimit të listave të përfituesve të tyre.”

/Gazeta Enigma/

Related Articles