Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, gjatë deklarimit të ka pasurisë së tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka deklaruar se posedon një banesë në vlerë prej 55 mijë euro.
Ai ka edhe disa pasuri tjera të paluajtshme që janë të përbashkëta, ku ka deklaruar, pyll, ari, tokë, shtëpi, oborr.
Ai ka edhe një veturë e cila kushton rreth 5 mijë e 500 euro, ndërsa para të kursyera në institucione financiare, Hoxha ka deklaruar se ka mbi 6 mijë euro.
Në deklarimin e tij, ai ka treguar se ka edhe dy kredi, njëra prej kredive është në emër të tij dhe një kredi ka bashkëshortja e tij.
Të hyra vjetore, si shef i policisë, Hoxha ka deklaruar se merr mbi 29 mijë euro.