Një tjetër trajner shkarkohet nga skuadra e njohur e Ligës Premier

Një tjetër trajner shkarkohet nga skuadra e njohur e Ligës Premier

Pas shkarkimit të Daniel Farke nga posti i menaxherit të Norwichit mbrëmë, një tjetër menaxher është shkarkuar nga një skuadër e Premierligës.



Klubi i Futbollit Aston Villa ka konfirmuar se ka ndarë shoqërinë me trajnerin Dean Smith.

Dean u emërua trajneri i Aston Villa pak më shumë se tre vjet më parë, në tetor 2018, dhe nga atëherë e udhëhoqi klubin në Premier League nëpërmjet play-off-ve në sezonin e tij të parë në krye, pas një sekuence rekord fitoresh prej dhjetë ndeshjesh në fund të atij edicioni.

Krerët e klubit vlerësuan se “Dean u bashkua me klubin në tetor 2018, kur ekipi ishte duke luftuar për mbijetesë nëKampionat. Ai e transformoi menjëherë atmosferën dhe arriti suksesin përfundimtar duke e udhëhequr Villan në Premier League brenda të njëjtit sezon, që atëbotë ishte një arritje e rrallë”, konsidrojnë drejtuesit e Aston Villas.

Ai më pas siguroi vendin tonë në Premier League pas një sezoni të vështirë dhe na çoi në një finale të Kupës në Wembley.

Sidoqoftë, pas një fillimi të mirë të sezonit të kaluar, këtë vit nuk kemi parë përmirësime të vazhdueshme në rezultate, paraqitje dhe pozitë në ligë që të gjithë e kemi kërkuar. Për këtë arsye ne kemi vendosur të bëjmë një ndryshim tani për t’i dhënë kohë një trajneri të ri që të ketë ndikim.

‘Bordi dëshiron të falënderojë sinqerisht Deanin për arritjet e tij të shumta të shkëlqyera, brenda dhe jashtë fushës, gjatë kësaj kohe. Të gjithë e dinë se sa shumë do të thotë Aston Villa për Dean dhe familjen e tij. Ai e ka përfaqësuar klubin me dallim dhe dinjitet – i pëlqyer dhe i respektuar universalisht nga të gjithë të lidhur me Aston Villa – stafi, lojtarët dhe mbështetësit tanë njësoj. I urojmë atij më të mirat’, është thënë në faqen zyrtare të klubit anglez.

Procesi i zëvendësimit të Deanit tani do të fillojë dhe Klubi do të përditësojë mbështetësit në kohën e duhur.

Aston Villa ka pasur pesë humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë duke qëndruar në vend të 15-të, me 10 pikë të mbledhura në po aq xhiro, duke regjistruar shtatë humbje në total, tri fitore e një barazim.

Related Articles