Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, sot do të vijë për vizitë në Kosovë, ai zyrtarët shtetëror kosovarë i takoi herën e fundit para një viti.
Pas takimit të tij që pati me homologen kosovare, Donika Gërvallen, në një konferencë për media deklaroi se shteti grek është në favor të liberalizimit të vizave pasi siç tha ai, Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë çështje.
“Ne jemi në favor të liberalizimit të vizave pasi vendi juaj i ka përmbushur të gjitha pika. Si Greqi, keni mbështetjen për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit e korrupsionit. Ne jemi këtu nëse keni nevojë për ndihmën tonë në këtë drejtim. Kemi zyrtarë grekë në kuadër të misionit të EULEX-it që punojnë në këtë çështje”.
“Ne pavarësisht qëndrimit tonë neutral dhe statusit të Kosovës, kemi një zyrë në Athinë e cila që nga viti 2019 vazhdon të jetë atje dhe të merret me çështje ekonomike dhe ne shpresojmë që kjo zyrë të jetë ndihmë edhe më shumë në marrëdhëniet tona Greqi-Kosovë”, tha ai.