Challandes nuk përmbahet: Kush po thotë që ka problem, mbase ju keni problem me mua

Challandes nuk përmbahet: Kush po thotë që ka problem, mbase ju keni problem me mua

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer përsëri në arenën ndërkombëtare në fillim të tetorit, ku zhvilloi ndeshjen ndaj Suedisë, dhe nesër pret Gjeorgjinë, në kuadër të Grupit B për kualifikime drejt “Katar 2022”, shkruan Insporti.com


Para ndeshjes së nesërme, selektori i Kosovës, Bernard Challandes së bashku me sulmuesin prizrenas, Vedat Muriqi mbajtën konferencë për medie.

Challandes u pyet se ku qëndron problemi, pasi analistët thonë se trajneri nuk ka më autoritet tek ekipi.

“Secili njeri mund të shpreh mendimin e tij. Jam trajner, unë vendosi, analistët janë analist, analizojnë por jo gjithmonë i dijnë detajet. Nëse ka problem nuk është te autoriteti” – tha Challandes.

Ai u pyet se cili është problem nëse nuk është te autoriteti, dhe Challandes u përgjigj me mjaft nervozizëm.

“Kush po thotë që ka problem, mbase ju keni problem me mua. Kur fituam ndaj Gjeorgjisë nuk patëm problem, ju mendoni se pasi humbëm nga Suedia kemi problem? Edhe Spanja humbi nga Franca, por nuk shoh se ka probleme” – përfundoi Challandes.

Challandes ka thënë se ka qenë i vetëdijshëm për presionin që do të ketë nga dita e parë dhe ka mbijetuar për tri vite e gjysmë në pozitën e trajnerit te Kosova. Ai ka thënë se synon që të mbijetojë edhe ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë dhe pastaj do të flas me FFK-në për të ardhmen e tij.

Related Articles