Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Bernard Challandes, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes që Kosova do ta zhvillojë ndaj Suedisë më 9 tetor, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror “Qatar 2022”.
Challandes e ka cilësuar Suedinë si kundërshtarë shumë të fortë.
Strategu zviceran tha se shpreson që lojtarët e tij mos të humbin rastet vetëm për vetëm me portierin siç kishin bërë në ndeshjen kundër Spanjës.
“Suedia është shume skuadër e fortë për kundërshtarët, sidomos kur luan në shtëpi, luan një futboll shumë të fortë, janë të fortë fizikisht dhe ia pamundëson kundërshtarit të luaj lojën e tyre”.
“Por, ne duhet të gjejmë mundësinë për të gjetur miksimet për t’i bërë ballë, duhet të provojmë ta sulmojmë Suedinë dhe të mos i humbim rastet vetëm për vetëm me portierin”.
Kosova është e parafundit në Grupin B kualifikues me vetëm katër pikë, nëntë më pak se liderja e grupit Spanja dhe pesë më pak se Suedia që është në vendin e dytë.
Pas takimit me Suedinë në udhëtim, Kosova do të kthehet në Prishtinë për ta pritur Gjeorgjinë të martën më 12 tetor