Champions League rikthehet, ndeshja kryesore në Vanda Metropolitano

Champions League rikthehet, ndeshja kryesore në Vanda Metropolitano

Liga e Kampionëve, gara më e rëndësishme e futbolli për ekipe, rikthehet sot pas një pause dyjavore, shkruan Gazeta Enigma.

Nëntë ndeshje që zhvillohen sot pritet të sjellin futboll cilësor dhe garë të madhe mes klubeve që aspirojnë të kalojnë fazën e grupeve.

PAdyshim që ndehsja kryesore e mbrëmjes pritet të jetë ajo që zhvillohet në kryeqytetin spanjoll, në mes të Athletico Madridit dhe LIverpool, por aspak më pak e rëndësishme dhe interesante do të jetë sfida e grupit “A”, PSG – Leipzig, si dhe ajo e grupit “B”, Porto – Milan.

Ndeshje interesante këtë mbrëmje pritet të zhvillohen edhe në takimet tjera, siç janë:  Club Bruge – Manchester City në grupin “A”; Beshiktash – Sporting e Ajax – Dortmund në grupin “C”;  Inter – Sheriff e Shakhtar Donetsk dhe Real Madrid në kuadër të grupit “D”

Ndehsjet tjera të Champions League në grupet përkatëse zhvillohen gjatë ditës së nesërme, kurse të enjten zhvillohen takimetb e Europa League dhe ato të Konferencë League, shkruan Gazeta Enigma.

Related Articles