Chelsea e ka fituar derbin e mbrëmjes së mërkurë ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve.
Ekipi anglez triumfuar 3:0, në ndeshjen e Grupit E që u zhvillua të mërkurën mbrëma në “Stemford Bridge” të Londrës.
Edhe për Chelsean kjo ishte fitorja e parë në këtë sezon në Champons.
Wesley Fofana shënoi golin e parë në minutën e 24-t.
Dy golat tjetër skuadra nga Londra i realizoi në pjesën e dytë.
Aubameyang shënoi për 2:0 (56’). Kurse Reece James vendosi rezultatin final në minutën e 62-të.
Armando Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 75-të te Chelsea. Me katër pikë, Chelsea është në vendin e dytë me pikë të njëjta me Milanin që është i treti.