Chelsea ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 ndaj Brentfordit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tetë në Premierligë.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 45-të të ndeshjes, kur Ben Chilwell realizoi. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola dhe Chelsea iu gëzua tri pikëve tejet të rëndësishme.
Vlen të theksohen pritjet e Mendyt që bënë që Chelsea të dilte me fitore nga kjo sfidë. Me këtë fitore, Chelsea merr primatin në tabelë me 19 pikë gjithsej. Në anën tjetër, Brentfordi mbetet në kuotën e 12 pikëve në vendin e shtatë.