Chelsea – Juventus, formacionet e mundshme

Chelsea – Juventus, formacionet e mundshme

Chelsea është nikoqir i Juventusit në derbin që luhet në kuadër të rrethit të pestë në fazën e Grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Stamford Bridge”, me The Blues që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Chelsea do të jetë pa Mateo Kovacic, derisa në dyshime janë Romelu Lukaku e Kai Havertz.

Në anën tjetër, Zonja e Vjetër nuk mund të llogarisë në Federico Bernardeschin, Mattia de Sciglion, Aaron Ramseyn, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa në dyshime janë Paulo Dybala e Danilo.

Analizë

Chelsea

Lukaku është stërvitur me skuadrën para ndeshjes me Biankonerët, por Thomas Tuchel mund mos ta inkuadrojë nga fillimi, duke mos rrezikuar për ndonjë lëndim tjetër të belgut.

Havertz është po ashtu në lëndime, shkaku i lëndimit të pësuar në përballjen ndaj Leicetserit.

Timo Werner është rikthyer, pasi në fundjavë ishte në bankën rezervë dhe në këtë takim mund të luajë nga fillimi.

Jorginho kishte disa dhimbje nga fundi i takimit me Dhelprat, por që do të jetë i gatshëm, derisa Kovacic nuk do të luajë.

Juventus

Allegri startoi kundër Lazios me tre mbrojtës, por Danilo u detyrua ta lëshonte fushën shkaku i një lëndimi dhe De Scigilo është po ashtu jashtë, derisa Juan Cuadrado mund të startojë në krah.

Chiellini, Ramsey e Bernardeschi nuk do të luajnë ndaj The Blues.

Dybala mungoi në fitoren ndaj Lazios, e që aktualisht është në dyshime.

Statistika

Janë shënuar nën 2.5 gola në 11 nga 12 takimet e fundit të Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka fituar nëntë nga dhjetë takimet e fundit në këtë garë.

Zonja e Vjetër ka barazuar në pjesët e para të tre takimeve të fundit, por kanë fituar në pjesët e dyta.

Blutë e Londrës e kanë mbajtur portën e paprekun në pesë nga gjashtë takimet e fundit në garën më të madhe për klube në Evropë.

Skuadra londineze ka fituar pesë nga gjashtë takimet e fundit në këtë kompeticion.

Formacionet e mundshme:

Chelsea: Mendy, Rudiger, Silva, Azpilicueta, Chilwell, Jorginho, Kante, James, Mount, Ziyech, Werner.

Juventus: Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Chiesa, Morata, Kulusevski. Gazeta “Enigma”.

Related Articles