Chelsea e ka fituar Kupën e Botës për Klube, pasi fitoi në finale ndaj Palmeiras me rezultat 2:1 pas vazhdimeve.
90 minuta nuk mjaftuan që njëri ekip të dal triumfues, teksa koha e rregullt u mbyll me rezultat 1:1.
Romelu Lukaku kaloi vendasit në epërsi në minutën e 55-të, pas asistit të Hudson-Odoit.
Nuk vonoi shumë dhe Veiga barazoi shifrat në minutën e 64-të nga pika e bardhë.
Më nuk pati gola dhe ndeshja shkoi në vazhdime, dy herë nga 15 minuta.
Goli i fitores dhe i trofeut edhe në minutën e 117të, kur Havertz shënoi nga penalltia.
Kështu, Chelsea kurorëzohet kampion i botës për klube, pasi fillimisht e fitoi Champions Leaguen.
/Gazeta Enigma/