Chelsea në finale të Botërorit të klubeve

Chelsea në finale të Botërorit të klubeve

Chelsea e ka mposhtur më shumë vështirësi kampionin aziatik, Al Hilal. Lukaku shënoi golin e vetëm në këtë ndeshje duke dërgua Chelsean në finale të Botërorit të klubeve.

Chelsea më shumë vështirësi ka arritur që ta mposht kampionin e Azisë, Al Hilal në Botërorin e Klubeve që është duke u zhvilluar në Abu Dhabi.

Chelsea patën shansen e parë për të shënuar gol në këtë ndeshje. Hakim Ziyech ishte i pari që sulmoi portën e arabëve, por goditja e tij përfundoi mbi portën e Al Hilal.

Goli për Chelsea do të vinte në minutën e 32-të. Romelo Lukaku e shfrytëzoi si duhet një devijim të topit për të shënuar gol në këtë ndeshje.

Chelsea në finale të Botërorit të klubeve do të takohet me Palmeiras, që mposhti AL Ahly me rezultat 2-0, ndeshje kjo që u zhvillua të martën. /Gazeta Enigma/

Related Articles