Chelsea – Tottenham, në kërkim të finales së Carabao Cup

Chelsea – Tottenham, në kërkim të finales së Carabao Cup

Dy ekipet londineze do të përballen sonte në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Anglisë

Chelsea dhe Tottenhami do të përballen sonte në mes vete, në kërkim të finales së madhe të “Carabao Cup”.

Skuadrat londineze do t’i matin forcat në “Stamford Bridge”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale.

Kampioni evropian në çerekfinale e eliminoi Brentfordin, kurse “Spurs” ishin më të mirë se West Ham.

Ndeshja e parë do të luhet të mërkurën nga ora 20:45, kurse, ajo e kthimit pas një jave, më 12 janar.

E në duelin tjetër gjysmëfinal të Kupës së Ligës së Anglisë do të ndeshen Liverpooli me Arsenalin. 

Në fakt mediat në Angli sapo kanë njoftuar se ndeshja e parë gjysmëfinale e Carabao Cup mes Liverpool dhe Arsenalit, e paraparë të zhvillohej të enjten, është shtyrë për shkak të një “shpërthimi të rëndë të Covid” në klubin nga Anfield.

Sipas BBC Sport, ‘Reds’ mbyllën përkohësisht qendrën stërvitore të ekipit të parë të mërkurën pasi ndihmës menaxheri Pep Lijnders ishte i fundit që duhej doemos të izolohej, transmeton Gazeta Enigma.

Ndeshja e parë tashmë është konfirmuar se do të luhet në Anfield më 13 janar, kurse e kthimit në Emirates Stadium më 20 janar. /Gazeta Enigma/

Related Articles