MSH përjashton përsëri AKK-në nga Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

MSH përjashton përsëri AKK-në nga Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka përjashtuar përsëri Asociacionin e Komunave të Kosovës nga Komiteti për Koordinimin dhe Vlerësimin e situatës me pandeminë COVID-19, shkruan Gazeta Enigma.



Këtë e ka konfirmuar edhe Sazan Ibrahimi, Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosoves i cili për Gazetën “Enigma”, tha qeveria nuk po dëshiron bashkëpunim në proceset për parandalimin e koronavirusit.

“Duket qartë që Qeveria nuk don bashkëpunim të sinqertë me palët e involvuara në proceset për luftimin e parandalimit të përhapjes së COVID 19 e sidomos tani kur rastet kanë filluar të rriten”, tha Ibrahimi.

AKK ishte përjashtuar nga Komiteti edhe gjatë kohës kur Arben Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, por që pas reagimit edhe të kryetarëve të komunave, ky asociacion është rikthyer përsëri.

LEXO EDHE: Ibrahimi: Pa konsultim me Komunat miratohet ndryshimi i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale

Ndërsa, AKK gjatë këtij viti nuk ishte ftuar as në takimin e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ku do të diskutohej për masat Anti-COVID.

Si rrjedhojë, edhe kryetarët e komunave kishin bojkotuar këtë takim./Gazeta Enigma/

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi

Related Articles