Pas pesë fitoreve radhazi, skuadra e Chelseas ka pësuar humbje në Premier Ligë.
Në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të, skuadra londineze pësoi humbje nga Brentfordi.
“Blutë” u mposhten në shtëpi (Stamford Bridge) me rezultatin 1:4, edhe pse kaluan të parët në epërsi në minutën e 48-të, pas golit të shënuar nga Antonio Rudiger.
Mirëpo, mysafirët reaguan shpejt me dy gola brenda katër minutave për të përmbysur gjithçka. Vitaly Janelt dhe Christian Eriksen shënuan në minutat 50 dhe 54.
Janelt shënoi sërish në minutën e 60-të, teksa fitoren e vulosi Yoane Wissa në minutën e 87-të.
Chelsea mbetet me 59 pikë në pozitën e tretë në tabelë, me londinezët që deri më tani ka zhvilluar 29 ndeshje.
Kurse, Brentford pas kësaj fitore ka 33 pikë dhe ndodhet në pozitën e 14-të.