Chermen Valiev i ka siguruar medalje Olimpike Shqipërisë, e para kjo në historinë e shtetit, njofton Gazeta Enigma.
Valiev fitoi të bronztën në mundje, në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.
Kryeminsitri Edi Rama e falënderoi Valievin për këtë fitore, duke thënë se kjo fitore është fillimi i një historie të re”, që në vite do të sjellë fryte të tjera të gëzueshme falë lëvizjes masive sportive për fëmijët dhe investimeve masive në palestra e në infrastrukturë sportive që do të vazhdojnë”.
“Medalja e Parë Olimpike në historinë tonë është një lajm që flet shumë për punën e Komitetit të Rilindur Olimpik Shqiptar nën drejtimin e Fidel Yllit; për të vërtetën që Shqipërisë jo nuk i ikin më talentet sportive të lindura këtu, po talente të lindura gjetkë e zgjedhin si atdheun e dytë për t’u stërvitur në kushte optimale e për t’u ngjitur në majat e botës me flamurin kuqezi”, shkroi Rama në një postim në Facebook.
“FALEMINDERIT KAMPION”, shtoi ai. /Gazeta Enigma