Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka treguar për fjalët që ka folur mbrëmë në telefonatën me kryeministrin Kurti para takimit të së hënës me Vuçiqin në Bruksel.
Në një postim në Twitter, Chollet ka thënë se SHBA-të duan një takim konstruktiv që afirmon angazhimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së.
Ai thotë se tani është koha të diskutohet për Asociacionin dhe të zbatohet ai si dhe të gjitha marrëveshjet e nënshkruara.
“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti sot përpara takimit të liderëve të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. SHBA-të mbështesin një takim konstruktiv që afirmon përkushtimin e të dyja palëve ndaj propozimit të BE-së. Unë ndava se tani është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë nënshkruar tashmë përmes procesit të Dialogut, duke përfshirë përparimin drejt themelimit Asociacionit”, ka shkruar Chollet.
Spoke with PM @albinkurti today ahead of the EU-facilitated Dialogue leaders’ meeting to advance normalization of relations between Serbia and Kosovo. The U.S. supports a constructive meeting that affirms both parties’ commitment to the EU proposal.— Derek Chollet (@CounselorDOS) February 25, 2023