Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, se draft statuti i propozuar rishtazi nga blloku evropian, është pakrahasueshëm më i avancuar se ai i vitit 2013 dhe 2015.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Çitaku ka thënë se janë qesharake përpjekjet e Kurtit për të justifikuar pranimin e Asociacionit.
Sipas saj, nuk ka pasur statut për Asociacionin më parë, por atë e ka sjellë Kurti, të cilin më tej e fton që ta bëjë publik dokumentin.
“Qesharake këto pëpjekjet e Kryeministrit për të justifikuar pranimin e Asociacionit. Kryeministër, as në 2013 e as 2015 NUK ka pasur STATUT për asociacionin. Statuitin e sollët ju. E tash, publikojeni nëse na qenka aq i mirë. Pak transparencë”, shkroi ajo.