Anëtarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka uruar Memli Krasniqin, për pozitën e tij të re si kryetar i këtij subjekti.
Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Krasniqi është bashkudhëtari i saj politik.
“Urime Memli, shoku im i fëmijërisë, bashkudhëtari im politik tash e 17 vite! Të priftë e mbara! Bashkë!”, ka shkruar Çitaku.
Zgjedhjen e Krasniqit në krye të PDK-së e kanë uruar edhe bashkëpartiakë të tjerë, duke e vlerësuar lart figurën e tij.
Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë.
Në votim morën pjesë 476 delegatë. Vetëm 7 vota ishin kundër.
Në deklarimin e tij të parë pas marrjes së pozitës së kryetarit, Krasniqi tha se do të çojë përpara rrugën e trasuar nga ish-kryetarët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në krye të PDK-së./Gazeta Enigma/