Çitaku: Qeveria Kurti pa adresë, pa vizion, pa kryeprokuror dhe pa rritje të pagave

Çitaku: Qeveria Kurti pa adresë, pa vizion, pa kryeprokuror dhe pa rritje të pagave

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, me anë të një postimi në Facebook ka pasur kritika ndaj pushtetit të kryeministrit Albin Kurti.

Kritikat e saj vinë pasi Qeveria Kurti mbushi dy vite në udhëheqje të vendit.

Megjithatë, ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA përmendi disa fakte, që ndërlidhen me punët e krerëve të shtetit.

Ajo teksa u shpreh se Qeveria Kurti nuk ka vizion, adresë apo ambicie, tregoi se aktualisht Kosova nuk ka kryeprokuror të Shtetit, guvernator të BQK-së e as Bord të Trustit.

‘Një Qeveri pa adresë. Pa ambicje. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa”, shkroi ajo në Facebook.

Related Articles