Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar lidhur me helmimin e 1 mijë e 500 qytetarëve brenda 72 orëve në Komunën e Deçanit.
Çitaku deklaroi se të gjithë, pa përjashtim duhet të kërkojmë nga institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të saktë lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojnë ndihmë aty ku munden.
E njëjta tha se situata si kjo, kur nuk ka ende një përgjigje nga institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Postimi i plotë:
1500 qytetar të Kosovës janë helmuar gjatë 72 orëve të fundit në Komunën e Deçanit.
Ne të gjithë, pa përjashtim, duhet të kërkojmë nga Institucionet relevante që sa më parë të dalin me informata të sakta lidhur me atë se çfarë ka ndodhur, si dhe të ofrojmë ndihmë aty ku mundemi.
Në të njejtën kohë, situatat si kjo, kur nuk kemi ende një përgjigje nga Institucionet lidhur me atë që ka ndodhur, shumë lehtë përdoren nga ata që duan të përhapin propaganda të rrezikshme.
Ju lutem keni kujdes, dhe dëgjoni me vëmendje rekomandimet e IKSHP-së.