Drita bëhet me aksionar të ri!

Drita bëhet me aksionar të ri!

Klubi Futbollistik “Drita” është duke u fuqizuar edhe më shumë. Klubit gjilanas tashmë i është shtuar edhe një aksionar i ri.

Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht se kompania e njohur kosovare “Mobileria Palma” me pronar Behar Shahinin ka marrë 30% të aksioneve tek “bardhekaltërit”.

Nga 35% të aksioneve kanë Presidenti i Dritës, Valon Murseli dhe Flamur Bunjaku i cili është edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës.

Gjithashtu, “Sheshi” mëson se afati kalimtar tek skuadra nënkampione nuk ka përfunduar dhe gjatë ditëve në vijim pritet të zyrtarizohen lojtarët e rinj.

Related Articles