Sot gjatë ditës do të mblidhen katër komisione parlamentare.
Dy komisionet e para nisin në ora 10:00 dhe dy tjera nga ora 11:00.
Më poshtë mund të gjeni se cilat komisione do të mblidhen dhe çfarë do të shqyrtojnë.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të ekzekutive. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë shqyrton Projektligjin për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor për performancën e ndërmarrjeve publike qendrore për vitin 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 11:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për 2021. I ftuar: ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, për 2021. I ftuar: drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)