Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Ngjarjet e ditës: 8 dhjetor 2021

09:00 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (Platforma Zoom)

09:30 Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

09:00 Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime – SIT, mbanë aktivitetin “Tuneli i Fundit” në përkujtim të grave të vrara si pasojë e dhunës në familje në pesë vitet e fundit në Kosovë. (Kamenicë)

10:00 Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225)

10:00 Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

10:00 Oda e Mjekëve të Kosovës së bashku me Fakultetin e Mjekësisë organizojnë tezën me temën: Cilësia e studimeve në Fakultetin e Mjekësisë dhe strategjia nacionale për ruajtjen e funksionalitetit të sistemit shëndetësor të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

10:00 VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova organizojnë ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Administrata Qendrore UP-së)

10:00 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut mbanë aktivitetin ‘World Café’ me vendim-marrës. (Oda)

10:00 Mbahet dita e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub, organizuar nga VentureUP  në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP në Kosovë. (Administrata Qendrore e Universitetit të Prishtinës)

11:00 Iniciativa për Progres (INPO) publikon raportin “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

12:00 Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301) 

14:00 Të rinjtë e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit”, Klinë)

15:00 Oranizata studentore “Reforma” bën ndezjen e dritave për nder të Vitit të Ri dhe fillon kampanjën #njëdhuratpërfëmijët. (Holli i Fakultetit Filozofik) 

17:00 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut mbanë punëtorinë “Activism and Hope”. (Oda)

17:00 Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino “Armata”, Prishtinë)

18:30 Shtëpia e Evropës në Kosovë dhe Dokufest, mbajnë shfaqjen e filmave të metrazhit të shkurtër të prodhuar nga studentët pjesëmarrës në projektin “Future is Here”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë)

19:00 Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) në edicionin e tetë të Javës së të Drejtave të Njeriut mbanë aktivitetin Drag Show. (Oda)

19:00 OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizon diskutimin “Le të flasim”. (Kino “Armata”, Prishtinë. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles