Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Këto janë ngjarjet që shënojnë ditën e sotme, raporton Gazeta “Enigma”.

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm vazhdon ditën e tretë te konferencës me Klima dhe Mjedisi. (Hotel Emerald, ora 9:15)

– Për Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Save the Children Kosovo lanson raportin ‘Zërat e Rinj’ që është një anketë mbarëkombëtare e cila i reflekton perspektivat e mbi 1200 fëmijëve në mbarë Kosovën për sigurinë, bullizmin, shëndetin mendor dhe pjesëmarrjen e tyre. (Hotel Afa, ora 10:00)

– Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, në bashkëpunim me Kolegjin AAB, organizon këtë vit konferencën e pestë ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe Të Drejtat e Fëmijëve. (Kolegji AAB, ora 10:00)

– Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në shënim të 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve mbahet program për fëmijët. (Para teatrit të qytetit te Gjilanit, ora 10:00)

– Në kuadër të ciklit të vizitave në komunat e vendit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, viziton komunën e Pejës më ç’rast do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Zyra e kryetarit të komunës së Pejës, ora 10:30)

– Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mban takim avokues me përfaqësues të Grupit të udhëhequr nga fëmijët “Respect Our Rights-ROR” dhe Asamblesë Komunale të Fëmijëve në Prishtinë. (Kuvendi Komunal Prishtinë, ora 11:00)

– Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Komunës së Skenderajt dhe Kompanisë TehnoBurimi për fillimin e ndërtimit të fabrikës në vend të ish shkolles fillore në Polac të Skenderajt. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 12:00)

– Bazuar në Projektin e Drejtorisë së Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe Federatën e  Basketbollit të Kosovës, me rastin 1 Qershorit  “Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve” do të organizohen disa aktivitetet të përbashkëta. (Sheshi “Skënderbeu” pranë Teatrit Kombëtar, ora 12:00) 

– Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Misioni i USAID lansojnë Programi për Angazhim Qytetar në rajonin e Gjilanit. (Qendra e Rinisë, ora 12:30)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu për nder të Ditës së Fëmijëve, do ta vizitojë ekspozitën e përgatitur nga fëmijët me nevoja të veçanta. (Sheshi i qytetit të Pejës, ora 12:50)

– Komuna e Skenderajt organizon ceremoninë e vendosjes së gurëthemelit për ndërtimin e fabrikës. (Ish Objekti i shkollës fillore në Polac, ora 13:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë vizitë Training Center for development of Mine Action Professionals. (Rruga “Zhuj Selmani”, Nr. 93, Pejë afër birrarisë Peja, ora 13:20)

– Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike perpilon listën e dokumentacionit për hetim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do ta mbjellë drurin e parë “Manuka” në Kosovë. (Rruga 12 qershori 1999 , “Maja e zezë” në Pejë, ora 14:00)

– Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu do të ketë takim me OJQ-të nga komunitetet joshumicë. (Qendra Rinore në Vitomiricë, ora 16:45)

– Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve vjetore për kinematografi. (Kino Armata në Prishtinë, ora 18:00)/Gazeta Enigma/

Related Articles