60 raste aktive me COVIOD-19 në Kosovë

60 raste aktive me COVIOD-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive në vendin tonë është 60, raporton Gazeta “Enigma”.

Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160.

Nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,139 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.

Deri më tani 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./Gazeta Enigma/

Related Articles