Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Çka do të ndodh sot në Kosovë?

Në Kosovë sot do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të hidhet në votim Projektligji për Trustin I iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe mbështetur prej partive të tjera opozitare.

Sipas projektligjit, qytetarët do të mund të tërheqin 30 për qind të mjeteve të trustit, por do të ketë kategorizim.

Ata që kanë mjete më shumë të kursyera, do të tërheqin përqindje më të ulët.

Megjithatë, ende nuk ka sinjale që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje do ta votojnë një tërheqje të tillë.

Të gjitha ngjarjet e ditës.

09:00 Komuna e Prishtinës bën rihapjen e Bashkësisë Lokale në fshatin Hajvali, e cila ishte jofunksionale që nga paslufta. Merri pjesë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Hajvali)
09:30 Këshilli i Investitorëve Evropianë (EIC) organizon ngjarjen “EU Green Deal – Make it Real in Kosovo”. (Hotel “Sëiss Diamond”, Prishtinë)
10:00 Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022 Ndërsa në vazhdimin e seancës, shqyrtohet Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit)
10:00 Komuna e Prishtinës organizon tryezë të rrumbullakët me ç’rast do të bëhet prezantimi i Planit të Fizibilitetit për Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. (Villa “Gërmia”)
11:00 Mbahet konferenca prezantuese e Programit Rajonal SMART Balkans – Shoqëria civile për vlera të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor (Hoteli “Sëiss Diamond”)
11:00 Mbahet aktiviteti përmbyllës i projektit GIZ Developpp “Covid-19 Response – Përditësimi dhe përmirësimi i qëndrueshëm i sigurisë së pacientit, stafit dhe higjienës spitalore në Kosovë.” (Hotel “Sirius”)
11:00 Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës (SSHCK) mban konferencë për medie me rastin e 23 Qershorit – Ditës dërkombëtare të Shërbimit Civil. (Zyrat e SSHCK-së, objekti i ish-Gërmisë).
11:00 Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) paraqet botimet “Në botën e përbashkët” nga Anton Kolë Berishaj dhe “Fshehja e krimit” nga Anton Vukpalaj. (Selia e AShAK)
13:00 Ndërmarrja Publike Banesore bën për përurimin e lokaleve në rrugën “Adrian Krasniqi”. (Afër shkollës fillore “Naim Frashëri, Prishtinë)
13:00 Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mban mbledhjen 289-të. (Objekti i KGjK-së, rr. “Luan Haradinaj”)
13:00 Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, mban takimin e parë publik për 6-mujorin e parë të punës. (Salla e Kuvendit Komunal, Rahovec)
14:30 Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë mbajnë konferencë informuese. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live”.
16:00 Ministria e Ekonomisë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, prezantojnë për qytetarët “Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031”. (Kuvendi Komunal, Prishtinë)

Related Articles