Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Çka do të ndodhë sot në Kosovë

Gjatë ditës së sotme pritet të ndodhin një varg aktivitetesh, raporton Gazeta “Enigma”.

Këto janë ngjarjet e ditës së sotme:

09:00Në Komisioni për Integrime Evropiane raporton Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

10:00Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor financiar të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2020 si dhe raportin e Zyrës Kryeministrit lidhur më regjistrimin e Popullsisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 203)

10:00Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Genc Muçollin, Milot Ibranin, Rrezart Hajrizin, punëtorë të RTK-së, dhe Iniciativën e pavarur tw të Verbërve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)Reklamë

10:00OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”  organizon Festivalin Multikulturor. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:00Mbahet dëgjim publik për “Ndërtimin e infrastrukturës në Parkun Ekonomik – Parku i Biznesit dhe procedurën e riparcelizimit të pronave në kuadër të këtij projekti”. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

10:30Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe Kreu i Prokurorisë së Posaçme të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Arben Kraja, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave, terrorizmit dhe veprave tjera penale. (Objekti i Prokurorit të Shtetit)

11:00Lëvizja FOL mban serinë e diskutimeve  me krerët e partive opozitare dhe shoqërinë civile në Kosovë. I ftuari i parë, është Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

17:00Presidentja Vjosa Osmani takohet me përfaqësuesit e AAK-së për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. (Zyra e Presidentes)

18:00Shkolla “International Maarif Schools of Kosova”, Dega e Prishtinës, hap ekspozitën individuale të artit figurativ, të nxënëses sonë Elsa Hoti. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë)

Related Articles